Kandidati i PDK-së edhe për një mandat për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, u takua me aktorët e Teatrit “Adriana” të këtij qyteti.
Postimi i plotë:
Kafja e mesditës shijoi më shumë sot mes artistësh, me drejtuesit, aktorët e punonjësit e Teatrit “Adriana”, ku bashkëbiseda është gjithmonë e këndshme, për idetë e sukseset që lartësojnë artin tonë skenik, për festivalin identitar mbi gjysmëshekullor të teatrove, për dimensionin ndërkombëtar që synojmë bashkë t’i japim vlerës tonë unike të trashëgimisë shpirtërore dhe fuqizimit të skenës sonë teatrore.




