Agim Aliu viziton Klubin e Futbollit “Tefik Çanga”: Me suksese të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual i Ferizajt dhe kandidati për mandatin e ardhshëm, Agim Aliu ka vizituar klubin e futbollit “Tefik Çanga” në fshatin Tërrn.

Kryetari Aliu në një postim në Facebook ka theksuar se ky klub po ngjit majat e futbollit kosovar.

“Vizitova sot lojtarët dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga” ⚽️në fshatin Tërrn📍klub ky që me suksese të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor, me punën e palodhshme, angazhimin e pamatë të udhëheqjes së klubit, lojtarëve, bizneseve dhe gjithë komunitetit të fshatit Tërrn”, ka shkruar Aliu.

Të ngjashme