Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se do të dhurojë 5 mijë euro nga buxheti personal për 19 vjecaren nga Mitrovica, Nazlije Sherifi.
Ai ka thënë se nga mediat e ka marrë vesh për rastin, pasi ndodhet jashtë vendit.
Bahtiri ka ftuar të gjithë që të kontribuojnë për t’i mbledhur 200 mijë euro për vajzën e re nga Mitrovica.
Postimi i plotë:
Pasi që jam jashtë vendit, nga mediat mora lajmin se një vajzë e re nga Mitrovica ka probleme serioze shëndetësore dhe i duhet një shumë e konsiderueshme e të hollave për sigurimin dhe transplatimin e veshkës, ku jam ndjerë jashtëzakonisht keq dhe jam lutur shumë për shërimin e saj.
Me këtë rast kam vendosur që të kontribuoj me 5 mijë euro nga buxheti personal për grumbullimin e shumës së nevojshme, e cila i nevojitet 19 vjeçares Nazlije Sherifi.
Sikur shteti ynë të kishte sistem shëndetësor normal, atëherë nuk do të kishin nevojë qytetarët të organizohen në baza ditore për grumbullimin e parave për shërimin e të sëmurëve anekënd Kosovës.
Ftoj të gjithë personat që kanë mundësi, që të kontribuojnë për shërimin e Nazlije Sherifit.