Agim Bahtirit e uron Sveçlën për ruajtjen e qetësisë në vend gjatë festës Vidovdanit dje

Prishtinë | 29 Qer 2025 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka gjetur kohë që ta urojë Xhelal Sveçlën për siç thotë ai mbajtjes së qetësisë gjatë ditës së Vidovdanit.

Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës treguan profesionalizëm.

“Përgëzoj Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në nivel vendi, për mbajtjen e rendit dhe qetësisë dje gjatë shënimit të “ditës së Vidovdanit” nga ana e serbëve”.

“MPB dhe PK, kanë dëshmuar një profesionalizëm të lartë në mënyrë që dita e djeshme të kalojë pa incidente të theksuara”, ka thënë Sveçla

Të ngjashme