Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka thënë se ka takuar Vjosa Osmanin në pritje shtetërore.
Ai tha se të pranishëm ishin përfaqësues të QUINTIT dhe zyrtarë më të lartë nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës.
“Takim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin në pritjen shtetërore të organizuar nga shkëlqesia e saj në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësues të QUINTIT dhe zyrtarë më të lartë nga Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës e AKB si gjithmonë në nderim të tilla pjesëmarrëse e veqantë. Gëzuar 15 vjetorin e Republikës së Kosovës”, tha Shahini në fb.