Agimi i epokës së naftës në Venezuelë, hiperinflacioni dhe “triniteti i shenjtë”

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 12:14 | Nga Arsim Ajeti

Parathenie për errësirën e epokës së naftës Venezuelase, pas 6977 ditëve te kaluara në dëshpërim dhe agoni, që nga shfaqja e virusit me origjinë  Marksiste, qe u përhap si një mortajënë shumë vende të Amerikës Latine, ishte radha e Venezuelës që të vuante pasojat dhe me ardhjen e Chavez-it, ish-komandanti ushtarak ish ndërruar në politikan, mori drejtimin e Venezuelës,procesi i kontaminimit ngadalë filloi të përhapet, virusi vdekjeprurës i indoktrinimit të”pseudo-barazisë” përmes propagandës populiste te  koduar si “Chaveizm” sulmonte shtresënmë të cenueshme të shoqërisë, klasën e ulët dhe të mesme, duke mjegulluar dhe hamendësuarmendimet e lira, ndërkohe duke zhdukurngadalëmirëqenien e përgjithshme….

Njerëzit humbën shpresën dhe pasurinë e tyre, shumë u thyen emocionalisht. Nataliteti së bashku me mirëqenien sociale ranë me shpejtësi, ndërsa shkalla e vdekshmërisë dhe papunësia u rritën, të ardhurat nga nafta u shembën dhe njerëzit  braktisnin shtëpitë e tyre, ndërkohë  policia komuniste filloi shtypjen dhe rekrutimin përpunëte detyruar, një akt skllavërues në tokat e braktisura të Venezuelës për të luftuar sëmundjen dhe urinë…..

Një skenë mjaft  rrënqethëse,apokaliptikepër shumë filma të ardhshëm Hollivudian padyshim, me një skenar të përsosur të një virusi vdekjeprurës apokaliptik të manifestit ideologjik,  të përpunuar ne zhanrin e dramës /shkencoro-fiktiv e gjitha duke filluar me fjalinë”bazuar  në ngjarje të vërtetë’ …

Industria e filmave (ashtu si industria e naftës) hulumton çdo mundësi, lëvizje botërore për ta kthyer krizën në fitim dhe për të fituar audiencën globale (kryesisht të ardhurat), mirëpo jemi ne  shekullin 21 dhe jetojmë në kohën e konsumerizmit, prandaj nuk është për tu habitur nga kjo tendencë, ku në veçanti diversifikimi i perspektivës kulturore kryesisht ju atribuohetrrjeteve sociale, filmave dhe tregtisë se lirë globale

Për të kuptuar se si kjo korrespondon me krizën e tanishme të Venezuelës dhe cili është roli aktual i SHBA-ve në institucionin e OPEC-ut, si dhe përfshirja e Rusisë dhe Kinës,duhet të kthehemi në vitin 1999

Koha kur Chavez merrpushtetin situata nuk ishte aq e zymtë dhe e errët si skenari që e kam përshkruar sigurisht, por (pas një grusht-shteti të dështuar më 1992) Chavez-i prezanton idenë e kthimit të pushtetit tek populli dhe me këtë ideologji, filloi një rimëkëmbje të mirëqenies sociale dhe shëndetësore. Mendihmën e mjekëve nga Kuba  arriti të siguronte kujdes shëndetësor falas edhe për vendet e largëta në Venezuelë, madje vendosi edhe standardet e kontrollit të çmimeve, për ti bërë mallrat esenciale më të qasshme për skamnorët duke caktuar çmime bazike për produkte të tilla si mielli, gruri, vaji. Investoi në infrastrukturë madje bëri përpjekjeqë të revitalizojë asetet jetike,të kontrolluara nga Shteti.

Por, siç ka ndodhur në shumë vende të Amerikës Latine, historiapërsëritet edhe këtu, pasi pasuriakombëtare dhe fitimi nga tregtia e naftës u shpenzuan kot, ndërsa vetëm një shumë simbolike u investua në të ardhurat e naftës dhe eksportit të papërpunuar, në infrastrukturën rrugore, në prodhim dhe arsim.

Kur kriza shfaqë shenjat e dobësisë shtetërore, hapi i parë që shumë diktatorë pëlqejnë të luajnë është të zhvendosin  fajin gjetiu!,  dhe dështojnë që në pengesën e parë ideologjike, në sprovën e  autoritarizmit, retorika anti-imperialiste dhe anti-globaliste ndjek kursin e natyrshëm dhe forcon efektin e vërtetëshkak-pasojë, barazia bëhet pa-barazi dhe varfëria rritet ashtu si një virus që përhapet ngadalë. Simptomat e para shfaqen në formë të hiper-inflacionittë monedhës kombëtare,  në rastin e Venezuelës, rënia e çmimeve të naftës ne tregun global.

Qeveriavetëm se vazhdoi me rritjen e ndjeshme të borxheve kombëtare, një mallkim që vazhdoi me pasardhësin e tij, Nicolas Maduro, kriza  vetëm sa u  thellua, dhe inflacioni ishte në një spirale në rënie. Sipas të dhënave nga FMN-ja inflacioniaktual ka arritur në 83,000%, kjo është vetëm një pjesë e krizës, pasi SHBA-te më vonë vendosin  sanksionet  që tronditen vetë thelbin e shoqërisë, me ç’rastOKB-ja lëshon një raport gjithëpërfshirës (https://dezayasalfred.wordpress.com/2018/09/10/report-of-the-independent-expert-on-the-promotion-of-a-democratic-and-equitable-international-order-visit-to-venezuela-and-ecuador);

Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara në paragrafin 36 thekson: “Ndikimet e sanksioneve të imponuara nga Trump dhe masat e njëanshme nga Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë rënduar drejtpërdrejtë dhe tërthortë në mungesën e barnave esenciale” më tej në paragrafin 37, thuhet se ‘“Në sanksionet ekonomike dhe bllokadat e sotme ekonomike janë të krahasueshme me rrethimet mesjetare të qyteteve me qëllim që t’i detyrojnë ata të dorëzohen. Sanksionet e shekullit 21 përpiqen të sjellin jo vetëm një qytet, por edhe  vendet sovrane në gjunjë”

Këto përfundime nuk duhet të na befasojnë pasi që lufta ekonomike nuk është asgjë më tepër se thjeshtë Proteksionizëm ne termat ekonomik, siç e kam cekur në opinionin e mëparshëm https://medium.com/@arsimajeti/global-tariffs-trade-shake-off-turkish-lira-inflation-2a4653aba13f, mbi Proteksionizmin që nxiti ngritjen e tarifave ndaj Kinës, Rusisë dhe Turqisë, kjo doktrinë është një lloj etikete personale epresidentit Trump dhe administratës së tij.

Masat e marra në bazë të arsyetimit proteksionist shpesh ndërlidhen me të njëjtat masa si ato të përdorura në doktrinën e luftës ekonomike. Të dyja plotësojnë njëra-tjetrën në emër të demokracisë dhe nën logon e tregtisë së lirë dhe kapitalizmit.

Por, çfarë lidhje ka kjo me monedhën kombëtare, Bolivar? Praktikisht kjo monedhë është e  pavlerë për shkak të hiper-inflacionitprandaj njerëzit nxituan drejt tregut të zi për ta konvertuar në dollarë amerikan, me një rritje të konsiderueshme të kërkesës për bitcoin, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.Zakonisht, si në vendet që kaluan krizën e  hiper-inflacionit si Zimbabve, Afrika e Jugut, Turqia, Argjentina, njerëzit kthehen drejt monedhave më të sigurta, kryesisht të decentralizuara,jo të kontrolluara nga shteti për shkak të besimit të humbur në Bankën Qendrore dhe për shkak të praktikave të korruptuaratë qeverisjes,që drejtpërsëdrejti ndikon në cilësinë e jetës.

Poredhe konvertimi në dollarë amerikanë dhe kriptovalute  ne tregun e zi  është bërë një sfidë të vërtetë, mision i pamundur, pasi mungesae energjisë elektrike, lidhja e dobët dhe cunguar e internetit e bën Venezuelëndjerrinë të vërtetë,tokë pa ligj, dhe të pasigurt per cdo transakcion eventual

Situate tejet komplekse dhe fragjile pasi keminjë shoqëri të polarizuar dhe te ndarë në dy kampe, besnikët e Guaido-s, kryetarit të përkohshëm dhe  autoritarit Maduro, i cili për ironi improvizoi dhe krijoji kripto-valuten kombëtarepër ta përdorur si mjet për të anashkaluar sanksionet amerikane të tregtisë me naftë dhe të dollarit, pasi vendet e prodhimit të naftës nënorganizatën e OPEC-ut  përdorinvalutën e dollarit amerikan si mjet të tregtisë.Për dallim nga  projekti i Maduro, petrolcoin,që mbetet anonim dhe i margjinalizuar për anetaret e vendeve tregtare te naftes se OPEC-ut.

Pas sanksioneve nga administrata Amerikane, Rusia dhe Kina, të cilët mbeten aleatet më te afërta te Maduro-se, kanë qenë të angazhuar në tregtinë e ndërsjellët duke anashkaluar USD, sidomos gjatë kohës kur ndaj Rusisë u imponuan sanksione të rënda për shkak të okupimit të Krime-së në vitin 2014, kryesisht Ari ështëpërdorur përshkëmbim tregtar midis “trinisë” Rusisë, Venezuelës dhe Kinës.https://tradingeconomics.com/russia/gold-reserves Kjo shpjegon rritjen në 6 vitet e fundit të rezervave të arit kombëtar të shtetit Russi dhe vëllimin e shtuar të rezervave të arit të Kinës në të njëjtën kohë. Lëvizjae fundit e regjimitVenezuelas për të tërhequr rezervat e arit nga banka në Londër (tregon qartëse per ku ishte destinacioni rezervave te arit kombëtartë Venezuelës)qe  u stopua nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Tregtia e naftës ne këmbimpër mallra esenciale mbetet e mirë për të gjithë “trininë” e përfshirë, por kjo mund të ndryshojë së shpejti, e udhëhequr nga Administrata e SHBA-ve, që mbështesin fuqishëm Juan Guaido si të vetmin president të ligjshëm. Kjomund të implikoj indirekt Rusinë dhe Kinën nënjë situatë komplekse gjeo-politike, në kuptim që ndryshimet politike shpejt mund të ndodhin, ku si pasoje do komplikojë balancimin e kthimit të borxheve, të miliarda dollarëve hua të dhëna për qeverinë e Maduros.

Siç thotë thënia latine “Novus Rex, Nova Lex”. Administrata e re e Guaido mund të thirret në boshllëqet kontraktuale dhe të mos përmbushë kushtet e nënshkruara të marrëveshjeve të lidhura  nga regjimi i mëparshëm, ose thjesht të anulojë gjithë procesin që i dha një subvencion financiareshumë të nevojshëm regjimit, në këmbim të naftëssë lirë të papërpunuar.

Edhe pse prodhimi i naftës në Venezuelë ka rënë ndjeshëm, (në krahasim me kohën kur Chavez mori pushtetin) kjo industri është parajsë e sigurt dhe gjeneratori fundit financiar i  Maduro-s,  uzurpimi i të ardhuravenga nafta dhe kontrolli mbi të, që gjeneron 98% të tregtisëkombëtarevetëm me ketë aset ai mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, jo sepse ata ndajnë të njëjtën ideologji politike, por se ata kanë një interes madhor te përbashkët (borxhet) për të humbur nëse nuk arrijnë të mbajnë pushtetin.

Pa dyshim, popullata e Venezuelës po përballet me krizën ekzistenciale dhe me eksodin e proporcionit biblik, sipas statistikave të UNHCR-së https://www.unhcr.org/venezuela-emergency.htmlmë shumë se 3 milion njerëz migruan vetëm gjatë vitit 2018, dhe gjendja aktuale me mungesa të energjisë dhe furnizimit me ujë të pijshëm, ushqimit dhe ilaçeve thelbësore shton dramën në këtë tragjedi. Shumëkombe kaluan një makth të ngjashëm në rrugën e tyre drejt lirisë, (kujtojeni  Kosovën!)pyetja mbetet edhe për sa kohë?

Ndërkohë që vuajtja vazhdon, ka një shpresë të vogël për një rregullim të shpejtë, bazuar ne  deklaratëne fundit nga Zv. presidentit Pence https://www.forbes.com/sites/kenrapoza/2019/03/07/vice-president-pence-says-no-timeline-on-venezuela-policy/#5b68140c2b05në lidhje me mundësinë e ndryshimit të regjimit në Venezuelë “Nuk kemi afat kohor”!? që nënkupton se populli i Venezuelës do të testohet me vendosmërinë e tyre themelore, ku sakrifica,qëndresa, durimi dhe vetëdijesimi kolektiv duhet të jetë mençuria e tyre drejt shpresës së re, për një të ardhme më të mirë dhe më të lirë.

(Autori është konsulent marketingu strategjik, studiues i trendeve globale monetare | Shkrimi është botuar në https://medium.com/@arsimajeti/dawn-of-the-new-oil-era-venezuelas-hyperinflation-and-the-holy-trinity-8566f6c9f0dfnë gjuhën angleze dhe me të drejta autoriale ribotohet në ekonomiaonlie.com në gjuhën shqipe)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme