Agjencia e Mbrojtjes, institucion ky që pritet të formohet pas paralajmërimeve të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, po vlerësohet si i nevojshëm nga njohësit e fushës së sigurisë ne vend, raporton Ekonomia Online.
Ndonëse nuk është praktikë e vendeve të NATO-së, politologu Fidan Ukaj për Ekonomia Online thotë se nuk e beson se do të kusht për anëtarësim në NATO.
Ai sqaron se shumica e vendeve anëtare të NATO-s nuk e kanë këtë agjenci, por Shqipëria dhe ShBA e kanë vënë në funksion një mekanizëm të tillë.
“Unë nuk besoj që do të ketë një kusht të tillë. Mirëpo themelimi i këtij agjencioni është një praktikë shumë e mirë sepse përmes këtij agjencioni do të vlerësoheshin nevojat e Kosovës dhe do të lidhesh partneritete të reja me kompani të ndryshme të cilat janë prodhues të fuqishëm në botë dhe që do të prodhonin armatimet më të reja të cilat janë sot në tregun botëror”.
“Themelimi i Agjencisë së Mbrojtjes nuk është një praktikë e zakonshme dhe një agjencion të tillë nuk e kanë të gjitha vendet e NATO-s. Mund të them se e kanë shumica e vendeve të NATO-s një agjencion të tillë. Një agjencion të tillë e kanë edhe Shqipëria të themeluar sigurisht edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës”.
Sa i përket rolit dhe funksionit të këtij agjencioni, Ukaj thotë se mund edhe të bëhet me ligj të vecantë, si dikaster në Ministrinë e Mbrojtjes apo brenda Zyrës së Kryeministrit.
Por sipas tij, mungojnë ekspertët e fushës që do të kontribuonin në të ardhmen.
“Te roli dhe funksioni i agjencionit varet se si do të formohet sepse mund të jetë i formuar me ligj të veçantë. Mirëpo mund të jetë edhe i formuar si dikaster brenda për brenda vetë Ministrisë së Mbrojtjes ose edhe të Zyrës së Kryeministrit. Nëse do të formohej brenda për brenda Zyrës së Kryeministrit si agjencion atëherë do të përfshinte edhe agjencione të tjera siç është Agjencioni i Inteligjencës dhe Policinë e Kosovës”.
“Kosova ka mungesa të mëdha të ekspertëve të fushës dhe në mungesë të këtyre ekspertëve unë mendoj se Kosova çalon në ekspert profesionist. Ky është hendikep i madh që do ta plotësonte nevojën e këtij agjencioni me ekspertë të mirë që do t’i kontribuonin të ardhmes”.
Edhe Avni Islami njohës i çështjeve të sigurisë e sheh të nevojshme formimin e këtij institucioni, pasi siç thotë ai do të fillojë edhe ndërtimi i kapaciteteve të industrisë së armatimit.
“Mendoj që formimi i Agjencisë së Mbrojtjes është një nevojë e vendit tonë, ku përveç se tashmë kemi Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila ka nevojë për armatosjen e saj dhe pse jo të mos krijohet kjo Agjencia e Mbrojtjes dhe të filloj në ndërtimin e kapaciteteve të industrisë së armatimit ku Kosova do të ishte një vend që do të mund të investonin në industrinë e armatimit po pse jo edhe bizneset dhe kapitali jonë të marrë pjesë në prodhimin e armëve të ndryshme dhe kësisoj Kosova të bëhet një vend atraksion jo vetëm për vendet e tjera për shitjen e armatimeve por edhe për armatosjen e vetë FSK-së”.
Islami pohon se formimi i kësaj agjencie është kusht për anëtarësim në NATO, mirëpo do të jetë në funksion të strukturave të sigurisë, raporton EO.
“Nuk besoj që duhet të jetë kusht industria e armatimit për anëtarësim në NATO sepse ka shumë vende të tjera të cilat janë pjesë e NATO-s po nuk kanë armatim. Mirëpo si do që të jetë kjo është në interes të Kosovës e sidomos në interes të strukturave të sigurisë së Kosovës”.
Islami thotë se në kuadër të kësaj agjencie duhet të jenë edhe Policia, FSK-ja, AKI-ja e të gjitha mekanizmat e tjerë të sigurisë në vend.
“Sigurisht që në kuadër të kësaj agjencie duhet të jenë strukturat e sigurisë së shtetit ku do të merrnin pjesë nga FSK, nga Policia, AKI dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës”.
Sipas tij, duhet bashkëpunim edhe me ekspert ndërkombëtar, por edhe vendor.