Agjencia e Mjedisit bën thirrje: Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave

Prishtinë | 10 Kor 2025 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave në Kosovë.

Sipas kësaj agjencie, me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë.

Prandaj, kjo agjenci vjen me apel për marrjen e masave të menjëhershme parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, siç u dëshmua edhe nga rasti i fundit i zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri”, theksohet në thirrjen e
Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës.

Të ngjashme