Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti ka marr pjesë në ceremoninë e pranimit të donacionit nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ku janë pranuar 177 kompjuterë për stafin e Agjencisë së Punësimit, përfitues e të cilave do të jenë stafi i Zyrave të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional.
Sipas Kapitit ky donacion nga GIZ , vjen pas kërkesës së Ministrisë tek projekti YES dhe DIMAK në kuadër të GIZ-it, për të na përkrahur me kompjuterë për stafin e Zyrave të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, me qëllim të avancimit të performancës të stafit të tyre, njofton Klan Kosova
Ai gjithashtu bëri të ditur se ky donacion nga GIZ prej 177 kompjuterëve zhvillohet në dy faza, ku në fazën e parë janë pranuar 77 kompjuterë, ndërsa gjatë muajit maj pritet të zhvillohet edhe faza e dytë, ku do të na dhurohen edhe 100 kompjuterë të tjerë.
Në kuadër të Zyrave të Punësimit aktualisht janë mbi 130 zyrtarë, ku 34 prej tyre janë në Zyra të punësimit dhe 34 prej tyre nëpër komuna.
Ndërsa, në kuadër të Qendrave të Aftësimit Profesional aktualisht janë rreth 80 zyrtarë ku tetë prej tyre punojnë nëpër Qendra dhe tetë nëpër komuna.