Agjencia e Regjistrimit Civile certifikoi zyrtarët e gjendjes civile

Prishtinë | 16 Dhj 2016 | 14:38 | Nga

Agjencia e Regjistrimit Civil në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administrate Publike, në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka bërë shpërndarjen e certifikatave të trajnimit dhe provimit profesional.

Me këtë certifikim, zyrtarët që janë certifikuar nga Agjencia e Regjistrimit Civil, kanë fituar statusin e zyrtarit të Gjendjes Civile, ashtu siç e parasheh Ligji Nr. 04/L-003 për Gjendjen Civile. ARC do t’i autorizoj këta zyrtar që t’i kryejnë të gjitha shërbimet e Gjendjes Civile në Kosovë dhe jashtë Kosovës, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Agjencia e Regjistrimit Civil në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administrate Publike (IKAP), me datën 17-18 tetor dhe 24-25 tetor ka organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile për Zyrtaret Konsullor dhe për Zyrtaret e nivelit lokal të Komunave të Kosovës, ndërsa më pas ka mbajtur provimin profesional për këta zyrtar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme