Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2018

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2018 ishin 2 006.1 milionë Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave;  tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj. 14%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë  në kategori të tjera të të hyrave.

Në vitin 2018, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 978.0 milionë Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 30%; formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 25%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 24%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 11%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Për më shumë informata lidhur me Llogaritë Qeveritare të Kosovës 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme