Kosova shpenzoi 13% rrymë më shumë në tre muajt e fundit

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 10:43 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e dytë të vitit 2017.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë.

Sipas njoftimit të bërë nga ASK, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 (TM2 2017) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.95 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 599.1 GWh dhe në hidrocentrale është 75.4 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të dytë vitit 2017, Kosova ka importuar 78.5 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM2 2017, Kosova ka eksportuar 459.7 GWh energji elektrike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2017, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është  938.9 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 13%.

 

Të ngjashme