Agjencia Evropiane e Shëndetit: Vaksina brenda një viti, është një skenar optimist

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Vaksina e Coronavirusit mund të jetë e gatshme brenda një viti dhe ky është një skenar optimist, njoftoi Agjencia Evropiane e Shëndetit (EMEA).

Agjencia bazon supozimin e saj në të dhëna nga një numër i madh eksperimentesh.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, ne shohim mundësinë e marrjes së vaksinës në një vit”, tha Marco Cavaleri, kreu i ekipit për të gjetur vaksinën.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në Gjenevë ka paralajmëruar mundësinë që coronavirusi i ri të mbetet në dispozicion në botë për një kohë të gjatë pa vaksinë, pasi imuniteti global do të zgjasë me vite.

“Virusi mund të mos largohet kurrë”, thotë Dr. Michael Ryan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme