Agjencia japoneze dhuron 675 shtretër spitalor – Latifi thotë se ky donacion do ta përmirësojë infrastrukturën shëndetësore

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 14:57 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

675 shtretër spitalor janë dhuruar si donacion nga Agjencia japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, (ShSKUK), në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Kapaciteteve Kundër Sëmundjeve Infektive,  përfshirë COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Vlera totale e këtij donacioni është 850 mijë eurove.

Ky pranim-dorëzim u bë në prani të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Lartifi e drejrotit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Minsitri i Shëndetësisë, Rifat Latifi  shprehu falënderim për përkrahjen e vazhduar që qeveria japoneze i ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë. Ai tha se ky donacion do ta përmirësojë dukshëm infrastrukturën shëndetësore.

“Për trajnimin e pacientëve me Cocid-19 në fillim të pandemisë, pajisjeve spitalorë, ndihmës së fushatës për vaksinim Spitalet tona po pranojnë një mbështetje të jashtëzakonshme. Kësaj radhe 675 shtretër spitalor të siguruar nga agjencioni japonez për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadër të projektin e zhvillimit të kapaciteteve kundër sëmundjeve infektive përfshirë Covid-19. Ky kontribut do ta përmirësojë dukshëm infrastrukturën tonë. Spitalore në Qkuk me 7 spitale të përgjithshme ndërsa pacientëve tanë do tu lehtësohet qëndrimi gjatë mjekimit spitalor”, tha Latifi.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se ky donacion kap vlerën e 850 mijë eurove. Ai tha se shumica prej shtretërve do të jenë në QKUK, ndërsa të tjera do të shpërndahen në spitalet tjera.

“Ky donacion është rezultat i një marrëveshje që ministria e Shëndetësisë në korrik të vitit 2021 kanë nënshkruar me “JICA” për të na dhuruar donacion pajisje të cilat ne i kemi identifikuar si të nevojshme. Kemi marr donacion 675 shtretër në vlerë totale rreth 850 mijë euro”, tha Krasniqi, teksa shtoi se 359 prej shtretërve janë shpërndarë në QKUK ndërsa 319 shtretër në spitalet regjionale.

“Falë këtij donacioni dhe shtretërve qe gjatë vitit 2021 kemi ble me burimet tona vetanake afër 50 për qind e shtretërve në 7 spitale dhe në klinikat e QKUK-së i kemi të ri. Kjo është bërë duke pas parasysh seriozitetin dhe bashkëpunimin e sinqertë që ka MSh-ja dhe ShSKUK-ja ka me partnerët tanë donatorë ndërkombëtar”, tha Krasniqi.

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Yamanaka Keisuke, tha se sigurimi i shtretërve për QKUK është pjesa e dytë e implementimit të projektit që kap vlerën prej 846. 000 eurove apo 110 milionë Yenëve Japonez.

Përfaqësues Kryesor i Zyrës Ballkanike të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Jiro Takeichi, tha se bazuar në marrëveshjen me MSh-në/SHSKUK-në, 359 shtretër do të mbesin në QKUK, ndërsa 316 të tjerët do të jenë për gjashtë spitalet e përgjithshme (Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë).

Ai tha se përfituesit kryesor nga modernizimi i shtretërve spitalor, vebinaret e përcjella lidhur me sëmundjet ngjitëse, përfshirë COVID-19 dhe hulumtimit rreth sektorit shëndetësor do të jenë qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme