Në kuadër të zbatimit të kornizës ligjore për parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit, Agjencia kundër Korrupsionit përgjatë muajit janar 2022, pasi ka përfunduar hetimet në aspektin administrativ, ka trajtuar 298 raste të lidhura me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit për procesin e deklarimit të pasurisë, parandalimin e konfliktit të interesit, parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik dhe raste te tjera të trajtuara sipas detyrës zyrtare.
Gjatë muajit janar 2022, Agjencia kundër Korrupsionit ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake për 167 raste, dy kallëzime penale dhe 1 informatë janë finalizuar në janar, ndërsa janë dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit në shkurt, si dhe një informatë është dorëzuar në Policinë e Kosovës.
Në raport me veprimet për Kontrolli i plotë të pasurisë, AKK, ka përfunduar kontrollit e plotë të pasurisë për 80 raste, 20 nga rastet i janë nënshtruar kontrollit të plotë të pasurisë, janë bartur për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa, për dy raste është hapur procedura, pas pranimit të denoncimeve.
Në aspekt të parandalimit të konflikti të interesit, gjatë muajit janar 2022, AKK ka iniciuar 12 raste të reja, ka ofruar 9 përgjigje për subjektet që kanë adresuar kërkesa për sqarim te situatave të dyshuara për konflikt të interesit, si dhe janë mbyllur 9 raste tjera të trajtuara, nga të cilat një me dorëheqje të zyrtarit të lartë nga një funksion publik.
Përkitazi me fushëveprimin ligjor, AKK ka ofruar 9 përgjigje për të gjitha subjektet që kanë adresuar kërkesa për ofrimin e përgjigjeve në AKK, për parandalimin e konfliktit të interesit.
Rastet e raportuara për korrupsion, janë pranuar në mënyrë direkte nga subjekte të ndryshme, nëpërmjet platformës elektronike RAPORTO KORRUPSIONIN, adresës elektronike [email protected] si dhe numrin e telefonit +383 (0) 200 10 715.
Në kuadër të koordinimit të veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit, Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se prioritet i Agjencisë do të jetë forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së AKK-së për të ofruar paanshmëri dhe besueshmëri për të gjitha subjektet në raportimin e rasteve korruptive.