Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), çdo vit bën publikimin e pasurisë të cilën e deklarojnë zyrtarët publik të Kosovës.
E, këtë vit ende nuk është bërë deklarimi i saj nga zyrtarë të institucioneve, që disa janë pjesë e ekzekutivit e disa nga të cilët janë pjesë e legjislativit, shkruan arbresh.info.
Kësaj here shakë i vonimi të deklarimit të pasurisë, po mbete pandemia globale COVID-19, ani pse gjithherë kjo agjenci ka publikuar pasuri të paluajtshme, pasuri të trashëguar nga familja, para të gatshme dhe vetura luksoze, vlera e të cilave arrin miliona euro, nga zyrtarët në pozita.
Agjencia Kundër Korrupsionit, ka deklaruar për arbresh.info, për reduktimin e veprimeve esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, do të vazhdoj punën bazuar ne vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike.
“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, për reduktimin e veprimeve esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, Agjencia kundër Korrupsionit, në raport me deklarimin e pasurisë ka ndërmarrë veprimet konform rekomandimeve të institucioneve publike”, ka deklaruar në përgjigjen e saj kjo agjenci.
Agjencia kundër Korrupsionit, po ashtu ka theksuar se afati i deklarimit të pasurisë shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike.
“Sa i përket publikimit të pasurisë ligji për deklarim të pasurisë parasheh afatin 60 ditor të publikimit të pasurisë pas përfundimit të afatit ligjor në pajtim me neni 13 paragrafin 1 të ligjit nr. Nr. 04/L-050, mirëpo marrë parasysh situatën aktuale, afati i deklarimit të pasurisë është shtyrë për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike”, thuhet në përgjigjen e kësaj agjencie.
Gjithashtu, kjo agjenci, ka njoftuar të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar, AKK nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë në mënyrë fizike, por deklarimin e pasurisë të gjithë zyrtarët mund ta bëjnë në mënyrë elektronike.
“Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsionit nëpërmjet pikave të kontaktit në institucione publike ka njoftuar të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar, AKK nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë në mënyrë të drejtpërdrejtë (fizikisht), por, deklarimin e pasurisë të gjithë zyrtarët mund ta ta bëjnë në mënyrë elektronike duke dërguar në AKK formularët e deklarimit të pasurisë duhet të jene te nënshkruar dhe skanuar”, thuhet në përgjigjen e saj.