Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë vazhdojnë edhe sot takimin në Washington, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Përveç takimit që Hoti e Vuçiq do të zhvillojnë me presidentin Donald Trump, delegacioni kosovar ka edhe dy takime tjera të rëndësishme.
Raportohet se në orën 14:00 delegacioni kosovar do të zvillojë takim me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Në të cilin do të jenë prezent kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, koordinatori për Dialog Skender Hyseni dhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Takimi tjetër do të mbahet në orën 16:00, ku kryeministri Avdullah Hoti, zëvendësi i tij Driton Selmanaj dhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të takohen me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare për Zhvillim Financiar.
Raportohet se ky është takimi i fundit që delegacioni kosovar do të zhvillojë gjatë qëndrimit në SHBA, ndërsa ditën e shtunë do të kthehen në Kosovë.