Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian është i vendosur të takohet me Barcelonën javën e ardhshme për të definuar të ardhmen e brazilianit.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Joorabchian ka planifikuar të takohet me drejtorët e Barcelonës në ditët në vijim.
Në agjendë do të jetë e ardhmja e Coutinhos, me një transferim në Angli opsionin më të mundshëm për mesfushorin aktual të Bayern Munich në huazim.
Në të vërtetë, Joorabchian do ta bëjë të qartë se Coutinho dëshiron të rikthehet në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm.
Chelsea, Tottenham dhe Newcastle United janë të gjithë në kontakt me agjentin Joorabchian dhe njëra nga to padyshim se pritet ta ketë Coutinhon në skuadër.
Takimi i javës së ardhshme pritet të prodhojë një rrugë përpara për të gjitha palët për t’i siguruar ish-yllit të Liverpoolit një rikthim në Ligën Premier.