Agjenti kontrovers, Mino Raiola i ka propozuar në mënyrë sensacionale mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, rivalëve të urryer, Liverpoolit.
Sipas mediumit Le 10 Sport, duke përdorur nevojën e Liverpoolit për të gjetur një zëvendësues për Giorginio Wijnaldum, pas transferimit të mesfushorit në PSG, Raiola i ofroi Pogban drejtuesve të klubit nga Anfield.
Propozimi thuhet se u bë në bisedë me drejtorët e Reds kur diskutuan transferimet e mundshme të kësaj vere.
Raiola, i cili gjithashtu po bisedon me PSG-në për yllin e Unitedit, këmbënguli se Pogba do të ishte i përgatitur të transferohej menjëherë në Anfield.
Përfaqësuesit e Liverpoolit hodhën poshtë idenë, duke informuar Raiolan se ata do të ishin të përgatitur të rishikonin idenë në afatin e janarit dhe jo tani.