Agjenti Volker Struth ka thënë se çdo marrëveshje për Erling Haaland mund t’i kushtojë klubit blerës plot 300 milionë euro.
Sulmuesi i Borussia Dortmund është një objektiv i klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Chelsean.
Megjithatë, blerje e sensacionit norvegjez nuk do të jetë e lehtë pasi Dortmundi nuk është i interesuar ta lëshoj pa ndonjë shifër të lartë.
Ka zëra gjithashtu se kosto totale e transferimit të Haalandit mund të shkojë deri në 300 milionë euro.
“Haaland ka një klauzolë lirimi. E gjithë paketa me pagën pesëvjeçare dhe komisionin për agjentin ndoshta do të jetë në kufirin prej 250 deri në 300 milionë euro”, ka thënë fillimisht Struth për Bild.
“Edhe nëse Bayern Munich do të kishte para, ata nuk do ta bënin atë”.
“I gjithë ferri do të shpërthente nëse një lojtar në Gjermani do të fitonte 50 milionë”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi