Agjërimi 16/8: Çfarë është, cilat janë efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Agjërimi me intervale të çrregullta (anglisht: intermittent fasting) është metodë efektive e agjërimit e cila edhe shkencërisht është dëshmuar se ka shumë efekte shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, funksionimin më të mirë kognitiv dhe inflamacion më të ulët.

Ky lloj i agjërimit është bërë mjet i popullarizuar për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm dhe për arritjen e qëllimeve të fitnesit, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi ta praktikoni këtë lloj të agjërimit, 16/8 është metoda më e lehtë dhe më e qëndrueshme.

Çfarë është agjërimi 16/8?
Agjërimi me orarin 16/8 nënkupton të hani brenda një kornize të caktuar kohore brenda dite dhe të agjëroni jashtë asaj kornize.

Agjërimi 16/8 nënkupton kur agjëroni për 16 orë dhe hani vetëm brenda kornizës 8-orëshe përgjatë ditës (p.sh. nga ora 12:00 deri në 20:00).

Kornizat kohore mund të ndryshojnë varësisht nga individi në individ, madje disa hanë vetëm brenda një kornize 6 orëshe ose 4-orëshe.
Kufizimi i kalorive ka thuajse të njëjtin efekt në metabolizëm si ushtrimet fizike. Ngrënia e ushqimit brenda një kohe të caktuar kohore e nxitë trupin në drejtim të ndryshëm metabolik krahasim me drejtimin që e ka kur hani tërë kohën.

Ky lloj i agjërimit e nxitë edhe autofagjinë, që është mekanizëm krucial mbrojtës ndaj infeksioneve, sëmundjeve neurodegjeneruese, etj. Pra, thënë më thjesht është mënyra e trupit për t’i pastruar qelizat të cilat nuk funksionojnë mirë.

Hulumtimet tregojnë se edhe agjërimi afatshkurtër është mënyrë efiktive për ta nxitur autofagjinë neuronale (pastrimin e qelizave të trurit që nuk funksionojnë mirë) dhe për ta mbrojtur trurin nga sëmundjet neurodegjeneruese.

Përfitimet shëndetësore të agjërimit të parregullt 16/8
Adaptimi i këtij stili të ushqimit mund të duket i vështirë sepse nuk e keni provuar më parë, por, posa të mësoheni, do të jetë lehtë për t’u praktikuar.

Shkenca i ka dëshmuar përfitimet shëndetësore të kësaj forme të agjërimit, e disa prej tyre janë:

Humbja e dhjamit
Agjërimi i parregullt mund t’i ndihmojë edhe personat mbipeshë edhe ata me peshë normale të humbin dhjamin në mënyrë efektive.

E përmirëson funksionin kognitiv
Një tjetër e mirë e agjërimit të parregullt është se e përmirëson funksionin e trurit, e rritë përqendrimin, etj.

E zvogëlon inflamacionin
Agjërimi i parregullt, apo kufizimi i kalorive, i zvogëlon edhe markerat e inflamacionit, që rrjedhimisht ndihmon në funksionin kognitiv dhe e mbron shëndetin e trurit.

Hulumtimet tregojnë se agjërimi i parregullt ndihmon edhe në zvogëlimin e shtypjes së gjakut.

E kontrollon sheqerin në gjak
Agjërimi i parregullt është mjet i shkëlqyeshëm për rregullimin e sheqerit në gjak. Hulumtimet me njerëz tregojnë se agjërimi i parregullt e zvogëlon sheqerin në gjak, insulinën dhe e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës.

Shëndet më të mirë metabolik
Për shkak të efekteve të ndryshme fitimprurëse të agjërimit të parregullt në shëndet, kjo praktikë e përmirëson edhe shëndetin e përgjithshëm metabolik. Hulumtimet tregojnë se agjërimi i parregullt e vogëlon rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve që ndërlidhen me obezitetin, por edhe sëmundjet kronike si diabeti dhe kanceri.

Jetëgjatësia
Efektet pozitive në shëndetin metabolik, inflamacion dhe sheqer në gjak mund të kontribuojnë për një jetë më të gjatë dhe plakje të shëndetshme.

Si ta praktikoni agjërimi e parregullt 16/8
Për ta praktikuar në mënyrë korrekte dhe për t’i korrur të gjitha përfitimet shëndetësore, ja çfarë duhet të bëni:

– Caktoni kornizën kohore të agjërimit. Caktojeni një periudhë 8-orëshe gjatë së cilës do të hani dhe pastaj do të ndaleni së ngrëni. Më së lehti është të hani darkë herët dhe ta shmangni mëngjesin. P.sh., mund të hani nga ora 13:00 deri në 21:00.
– Hani shujta të shëndetshme gjatë kornizës kur guxoni të hani. Një dietë e keqe mund t’i ngadalësojë përfitimet shëndetësore metabolike, andaj ushqehuni vetëm shëndetshëm.
– Mundohuni të hani yndyra të shëndetshme. Ndonëse nuk keni nevojë të futeni në dietë ketogjenike gjatë agjërimit të parregullt, konsumimi i yndyrave të shëndetshme e bën agjërimin më të lehtë.

A duhet të keni brenda sa i përket agjërimit të parregullt 16/8?
Agjërimi i parregullt, në veçanti metoda 16/8, është krejtësisht i sigurt dhe fitimprurës. Ndryshe nga ç’është menduar më parë, kufizimi i moderuar i kalorive është praktikë e shëndetshme që jua përmirëson shëndetin metabolik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme