AGK-ja dënon ashpër gjuhën e këshilltarit të Mujës që pengoi një gazetare

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për rastin e pengimit të ekipit të Klan Kosovës nga Feim Tahirsylaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Në reagim, AGK-ja e ka dënuar ashpër gjuhën dhe sjelljen joprofesionale të këtij zyrtari shtetëror.

“Gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi, ka raportuar për pengimin në detyrë nga këshilltari i Ministrit së Bujqësisë, Armend Muja. Sipas raportimit të gazetares, këshilltari Feim Tahirsylaj i është drejtuar me pyetje të papërshtatshme dhe me ton kërcënues. “Klani, po të paguan me ba pyetje? Kush po ju paguan? Hiquni, more, ik”, kanë qenë fjalët me të cilat Tahirsylaj i është drejtuar gazetares Gashi. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon ashpër gjuhën dhe sjelljen joprofesionale të zyrtarit shtetëror.”, thuhet në reagim.

AGK-ja i bën thirrje për distancim ministrit Muja dhe i fton të gjithë zyrtarët publikë që të mos e pengojnë punën e gazetarëve.

“Për shkak të pozitave shtetërore që mbajnë, ata duhet të jenë në gjendje t’u përgjigjen të gjitha pyetjeve të gazetarëve.”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.

Të ngjashme