AGK-ja dënon gjuhën e FFK-së ndaj portalit “Albanian Post”

Prishtinë | 29 Sht 2024 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”.

AGK-ja e dënon këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend.

AGK-ja e fton Federatën që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe medie të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm.

Të ngjashme