AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli, i cili është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e sotme, gjë të cilën e ka njoftuar mediumi ku ai punon.

Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte”, thuhej në njoftim.

Të ngjashme