AGK-ja kundër raportimit joprofesional

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve  të Kosovës është duke përcjellur me vëmendje raportimet e fundit rreth rastit të vdekjes së vajzës si rrjedhojë e rrëzimit nga ndërtesa dhe vdekjes së gruas shtatzënë si pasojë e infektimit nga virusi COVID 19. 


AGK shpreh shqetësim për publikimin identitetit dhe fotografisë së viktimave në disa portale online. Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkelje e të drejtave të njeriut. 


AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, në raste  të ndjeshme si këto të mos zbulojnë identitetin e viktimës por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, si dhe t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë. 


AGK mbështet vetëm punën profesionale  të gazetarëve e cila bazohet në respektimin e standardeve dhe kritereve profesionale duke inkurajuar informimin objektiv dhe të saktë për publikun.

Të ngjashme