Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përgëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave për gjobitjen e emisionit “Big Brother”.
Gjobitja me 30 mijë euro erdhi pasi disa organizata si dhe juristja e njohur e mediave Flutura Kusari u ankuan pasi në këtë emision ishte future një personazh i cili ishte denoncuar për dhunë. Për më tepër ai u fut në një ambient me “viktimën”, çka shkaktoi reagim të madh në vend.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës dhe përgëzon vendimin e Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM për ta gjobitur emisionin ‘Big Brother’. AGK-ja është pjesë e 38 organizatave të cilat kanë dorëzuar ankesën në Komisionin e Pavarur të Mediave lidhur me promovimin e dhunës në këtë emision televiziv”, thuhet në njoftim.