AGK-ja shpërndan materiale mbrojtëse kundër Covid-19 për mediet lokale

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot ka shpërndarë materiale mbrojtëse kundër COVID-19, tek mediet lokale nga pjesa e fundit e donacioneve të siguruara më parë.

Tek mediet lokale nga Prizreni, Ferizaj, Klina, Istogu, Peja, Mitrovica Veriore, Kamenica janë shpërndarë: xhaketa, jelekë, maska, dorëza, veshje mbrojtëse, mburoja fytyre, dezinfektues 100 dhe 1000 ml.

AGK-ja falënderon sërish të gjithë bashkëpunëtorët vendorë dhe ndërkombëtarë që kanë mbështetur komunitetin që përfaqësojmë duke i’u siguruar materiale mbrojtëse në mënyrë që t’iu lehtësohet puna që bëjnë në kushtet me ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Të ngjashme