AGK me ligjëratë publike në Prishtinë për punën në dokumentimin e konflikteve e luftërave

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, organizoi sot në Prishtinë, ligjëratë me fotografin e mirënjohur botëror, Ron Haviv.

Në njoftimin e AGK-së thuhet se Haviv, i cili dokumentoi luftën në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Ukrainë, e vende të tjera, shfaqi sot dëshmi të punës së tij nga Ballkani, Amerika Jugore, Pranvera Arabe e përtej, në amfiteatrin e madh të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës.

“Fjalët hyrëse të kësaj ligjërate i mbajti kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili u shpreh falënderues e mirënjohës që Haviv ka pranuar ftesën e organizatës për të qenë në Prishtinë”.

“Teksa, Haviv tha se për të është e rëndësishme që ka mundur të dokumentojë momente historike nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim.

Haviv ka sjellur shumë fotografi nga lufta në Kosovë e kriza e refugjatëve, dhe gjithashtu është ndalur tek fati i shqiptarit nga Maqedonia, Hajrush Ziberi, i cili u vra në Bosnjë nga njësiti i Arkanit, në fillim të luftës.

Të ngjashme