AGK ka njoftuar gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë, që mund të lëvizin lirshëm edhe përgjatë orës policore, por që me vete duhet të kenë lejen e veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe ID-në e punës, shkruan Ekonomia Online.
Postimi i plotë:
Kolegë të nderuar,
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ju njofton se gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë, mund të lëvizin lirshëm edhe përgjatë orës policore, por që me vete duhet të kenë lejen e veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe ID-në e punës.
U bëjmë thirrje kolegëve që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete ID-të e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional.