AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Musli Berisha

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-gazetarit njëherësh shkrimtarit, Musli Berisha.

Berisha për shumë vjet ushtroi profesionin e gazetarit, ku vlerësohet për kontributin e dhënë në informimin e publikut të Ferizajt dhe më gjerë. Ai gjithashtu ishte edhe kryeredaktor në TV Tema.

Përveç profesionit të gazetarit dhe shkrimtarit, Berisha ka punuar edhe si përkthyes në Komunën e Ferizajt.

AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Musli Berisha.

Të ngjashme