Ambiciet e gjiganti italian janë të mëdha dhe Andrea Agnelli dëshiron t’i kthejë bardhezinjtë në skuadrën më të fortë në botë. Lajmet që vijnë nga Anglia janë fantastike për tifozët e “Zonjës së Vjetër”.
Siç raporton prestigjiozja “The Sun” presidenti i kampionëve të Italisë ka një dëshirë të madhe për pankinën. Agnelli dëshiron Pep Guardiolën dhe ka nisur punën për të transferuar spanjollin në Torino në verë.
Trajneri i Manchester City shihet si profili ideal për të rikthyer Juventusin te loja e bukur dhe për të dominuar në Europë. Juventus po mendon t’i bëjë një dhuratë super Guardiolës dhe po përgatit ofertën e radhës për Virgil Van Dijk të Liverpool, mbrojtësi më i fortë në planet.
Këto investime Juventus synon t’i kryej verën që vjen, duke blinduar edhe më shumë skuadrën që ka.