Ajo vazhdon të jetë njëra nga modelet më të suksesshme në trojet shqiptare.
Fjala është për ish-Miss Kosovën Agnesa Vuthaj, e cila tashmë ka bërë arritje të mëdha në karrierën e saj.
Së fundmi, bukuroshja nga Istogu tregon se është pritur nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, me rastin e prezantimit e parë të Kosovës në Javën e Modës në Paris.
“Pak Kosovë në zemër të Parisit. Mirënjohje për mirëpritjen mbresëlënëse të Ambasadorit të Kosovës në Francë, Z. Qëndrim Gashi dhe Znj. Jeta Gashi, me rastin e prezantimit të parë të Kosovës në Javën e Modës në Paris, nga dizajneri Festim Isufi. Shkurt 2020”, ka shkruar ajo.
Siç u cek më lartë, Kosova paraqitet për herë të parë në Javën e Modës në Paris.
Agnesa ndryshe ka nisur karrierën në moshë të re me ç’rast edhe është shndërruar në një nga emrat më të pëlqyer e më të komentuar në faqet rozë.