“Agnus Dei” e Memli Kelmendit, pjesë e festivalit vokal në Marsejë

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 10:06 | Nga

Vepra e një kompozitori kosovar, që tashmë është interpretuar më shumë se 20 herë jashtë vendit, po vazhdon rrugëtimin. Kësaj radhe “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi, i cili njëherësh është edhe dirigjent i korit “Siparantum”, destinacion e ka Marsejën.

Publiku parisien do të ketë rastin ta dëgjojë veprën e tij në kuadër të festivalit “Les Folles Journees Polyphoniques”, që këtë vit mbahet prej datës 3 deri më 5 të muajit gusht.

“Agnus Dei” do të interpretohet nga ansambli vokal “Sottovoce Ensemble”. Kjo nuk është hera e parë që Kelmendi bashkëpunon me këtë ansambël.

Dy muaj më parë ansambli nxori në shitje albumin me titull “Horizons”, i cili përmban 18 kompozime të kompozitorëve të ndryshëm, të cilat janë interpretuar nga ansambli për t’u bërë më pas pjesë e CD-së.

Në mesin e veprave është edhe vepra e Kelmendit, “Silentium Est Pax”, për të cilën operisti i njohur francez Till Fechner e ka cilësuar kompozitorin e ri kosovar mjeshtër të muzikës së sotme).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme