Ka më shumë se një vit që një pjesë e BabaStars janë larguar nga labeli BabaStars.
I ftuar në emisionin e “Vizioni i Pasditës” me Evi Reçin, Agon Amiga ka treguar se nuk ka komunikim më me grupin.
“Të them të drejtën nuk kam folur. E kam ndërprerë aty ku e kam ndërprerë. Gjithçka është e kohës. ‘Babastars’ ka qenë një ndër label-at më të mirë të kohës. Kanë ndryshuar shumë gjëra”, tha reperi.
Tashmë reperi është shpërngulur në Gjermani tek familja e tij, ku dhe projektet po i realizon atje.
“Bobi” është kënga e tij e fundit e lansuar 10 muaj më parë, ndërsa numëron afro një milionë klikime në Youtube./ge