Agresion shtetëror dhe jo akt terrorist!

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 14:47 | Nga Jusuf Buxhovi

Nga shpërthimi e këndej, përfaqësuesit politik dhe diplomatik të shtetit të Kosovës, ngjarjen tragjike të 24 shtatorit e kanë cilësuar AKT TERRORIST.

Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për AKT TERRORIST, por për AGRESION TË ARMATOSUR NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS!

Të gjitha faktet relevante, ato policore dhe nga KFOR-i konfirmojnë këtë.

Pa hyrë në shpjegimin e asaj se çfarë paraqet akt terrorist, meqë kjo dihet, ruajtja e kësaj sintagme, jo vetëm që akterët e këtij veprimi (shtetin serb) e liron nga përgjegjësia për një veprim të tillë, që doemos ndërkombëtarisht ndëshkohet, por njëherësh politikën e Kosovës e privon nga mundësia të ndryshojë paradigmën e deritanishme të trajtimit të Serbisë si “partnere konstruktive” në dialogim.

Po ashtu, cilësimi i ngjarjeve të 24 shtatorit si AGRESION SHTETËROR NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS, historisë ia deponon dëshminë më të fuqishme të shtetit serb kundër shtetit të Kosovës.

Të ngjashme