Agron Beka shkarkohet nga pozita e anëtarit të KPK-së

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar Agron Bekën nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

62 deputetë votuan pro shkarkimit të tij, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në sallë të Kuvendit të pranishëm ishin 71 deputetë.

Më 25 shtator të këtij viti është miratuar rekomandimi për inicimin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka, nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Të ngjashme