Sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero ka deklaruar se ai e dëshiron triumfin në Kupën e Amerikës më shumë për Messin se sa për vetën.
‘Albiçelestët’ do kërkojnë fitimin e turneut më të rëndësishëm në Amerikën e Jugut, pas disa viteve radhazi dështime.
Për këtë, futbollistët janë më të motivuar se kurrë – duke shtuar faktin se pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ nuk ka asnjë trofe ndërkombëtarë me Argjentinën.
‘’Unë jam më shumë i ngazëllyer për ta fituar Kupën e Amerikës për Leon se sa për vetën time’’.
‘’Ai ka luajtur për një kohë shumë të gjatë dhe ka vuajtur shumë në këtë aspekt. E meriton këtë’’, deklaroi bashkëkombësi i yllit të Barcelonës.
Argjentina ka një grup të lehtë në letër, aty ku do përballet me Paraguajin, Kolombinë dhe Katarin.
Ndryshe, Kupa e Amerikës starton më 14 qershor (me kohën lokale) dhe me 15 qershor (me kohën lokale në Kosovë).