Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka lënë të kuptohet se Erling Haaland mund t’i duhet kohë për t’u përshtatur me futbollin anglez pas paraqitjes së tij dërrmuese në “Community Shield”.
Sulmuesi norvegjez është transferuar në Premier League me shumë zhurmë pas lëvizjes së tij prej 60 milionë euro nga Borussia Dortmund, në fillim të kësaj vere.
Megjithatë, ai hasi në vështirësi në humbjen 3-1 të Manchester City nga Liverpool të shtunën, pas humbi disa raste të mira për të shënuar gol, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Aguero, i cili shënoi 259 gola në 388 ndeshje për Cityn, tha se Haaland ishte ‘shumë i mësuar me Gjermaninë’ dhe kishte vështirësi kundër mbrojtësit të Liverpool-it, Virgil van Dijk.
“Ai ishte shumë i mësuar me Gjermaninë”, tha Aguero në kanalin e tij Twitch.
“Haaland mendoi se ishte vetëm, pastaj Van Dijk mbërriti dhe tha i “mirë se erdhe në Premier League”.
Haaland shënoi 62 gola në 67 ndeshje të Bundesligës në dy sezone e gjysmë për Dortmundin dhe është mbështetur nga basteshkruesit për të përfunduar si golashënuesi më i mirë i Premier League në sezonin e tij debutues për Cityn.
Ai do të shpresojë të imitojë Agueron, i cili shënoi 23 gola në ligë në sezonin e tij të parë për klubin pasi u transferua nga Atletico Madrid në 2011 para se të bëhej golashënuesi i tyre më i mirë në histori në klubit.