Ahmet Hoxha fiton derbin ndaj Lidhjes së Prizrenit

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 13:17 | Nga

Sot në Prishtinë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së parë dhe të dytë të stinorit vjeshtor të Superligës së meshkujve. Që në javën hapëse në orar ishin dy ndeshje derbi, ajo ndërmjet Klubit të Pingpongut Ahmet Hoxhës dhe Klubit të Pingpongut Lidhjes së Prizrenit, liderëve aktual të tabelës, dhe Klubit të Pingpongut Elting Dardanisë e Klubit të Pingpongut Prishtinës.

Në derbin e ferizajasve dhe prizrenasve u zhvillua ndeshje shumë cilësore dhe me rivalitet të fortë.

KPP Ahmet Hoxha me synime për ta fituar titullin e sivjetmë është përforcuar me lojtarin Pavel Tsolov nga Bullgaria, i cili u tregua përforcim i arsyeshëm pasi i fitoi një ndeshje individuale dhe kontriboi për fitoren në çifte.

Që kontributi i Pavel të mos jetë maksimal u përkujdes Fatih Karabaxhaku i cili e mposhti bullgarin me 3:0 në sete duke ia shtuar shpresat prizrenasve për rikthim në rezultat.

Megjithatë kontributin maksimal për fitoren e ferizajasve e dha Mentor Shabani, i cili shënoi dy fitore individule dhe ishte pjesë e çiftit fitues. Fitorja e Shabanit kundër Kreshnik Mahmutit ishte vendimtare pasi e vulosi fitoren përfundimtare me 4:2.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme