Ahmet Isufi takon gratë nga Rahovica: Do të jemi krah i tyre i fuqishëm në ndërmarrësi

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i koalicionit “Për Kosovën Fituese”, Ahmet Isufi ka takuar gratë nga Rahovica për të parë mundësitë e angazhimit të tyre dhe krijimit të kushteve për ndërmarrësi.

“Duke u nisur nga fakti se Prof. Emine ka qenë e angazhuar në projekte të agrokulturës dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve në këtë sferë me ardhjen në pushtet ofrohet mundësia që të përmirësohet legjislecioni dhe gratë të nxiten që të mund të përfitojnë nga lehtësimet e procedurave burokratike që janë pengesë tani”, ka shkruar Isufi në Facebook

Postimi i plotë:

Bashkë me kandidaten për deputete Prof. Emine Daci Zejnullahu dhe Kryetarin e Degës së AAK-së në Ferizaj, Z.Xhavit Zariqi njëherit kandidat për deputet, takuam zonjat nga Rahovica për të parë mundësitë e angazhimit të tyre dhe krijimit të kushteve për ndërmarrësi.
Duke u nisur nga fakti se Prof. Emine ka qenë e angazhuar në projekte të agrokulturës dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve në këtë sferë me ardhjen në pushtet ofrohet mundësia që të përmirësohet legjislecioni dhe gratë të nxiten që të mund të përfitojnë nga lehtësimet e procesurave burokratike që janë pengesë tani.
Me Kryetarin Zariqi u zotuam se do të jemi në përkrahje të iniciativave në ndërmarrësinë private që e zhvillojnë familjen e shoqërinë tonë.

Të ngjashme