Kandidati për deputet i AAK-së, Ahmet Isufi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubimin madhështor përmbyllës me mesazh për fitore.
Ai theksoi se në numrin 129 gjenden emra të dëshmuar nga të gjitha profilet, si dhe një program praktik në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Isufi u shpreh se AAK angazhohet për ndërtimin e një shteti demokratik, të sigurt, të zhvilluar dhe me mirëqenie për të gjithë qytetarët.