Ahmetaj: Shqipëria dhe Serbia duhet të fokusohen te ekonomia

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare në Serbi.

Ministri Ahmetaj u mirëprit gjatë vizitës nga homologu serb Sinisha Mali, shkruan sot Koha Ditore.

Fokusi i bisedës mes dy ministrave u fokusua për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e doganave dhe të tregtisë.

Ministrat diskutuan që mes dy vendeve të eliminohen barrierat në tregtinë e mallrave si dhe të lehtësohen procedurat të import-eksportit dhe transitit të mallrave.

Ministri Ahmetaj së bashku me homologun Mali diskutuan gjithashtu që të bëhet një hap para në njohjen reciproke të certifikatave veterinare dhe fitosanitare mes dy vendeve. Sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, Shqipëria dhe Serbia kanë një rol kyç në rajon dhe fokusi prioritar duhet të jetë ekonomia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme