Ahmeti: 13 rastet me Coronavirus në Prishtinë, të ardhur nga jashtë

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri me tani janë konfirmuar 91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk duhet lejuar rritjen e më tejmë të rasteve.

Ai ka theksuar se periudha e ardhshme është e rëndësishme dhe “duhet ta kemi në dorë”.

“91 raste të konfirmuara në Kosovë, 13 në Prishtinë. Të gjitha raste nga kontaktet ose të ardhura nga jashtë.

E dimë që janë ditë të vështira këto, por ndoshta periudha e ardhshme është tre herë më e rëndësishme. Nuk bën të lejojmë rritjen eksponenciale të rasteve. Këtë e kemi në dorë, #bashkë. Veç #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159600031657166

Të ngjashme