Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se me të vërtet është në dyshim se a kemi qeveri të majtë më në Kosovë.
Nëpërmes një postimi në Facebook, Ahmrti ka reaguar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi dje deklaroi se çdo qytetar në Kosovë do të paguajë vetëm 30 euro më shumë në vit për rrymë.
Në fakt, sipas llogarive të Ahmetit, çdo person (nuk është llogaritur njehsori elektrik) do të paguajë së paku 73 euro më shumë për energji elektrike; ose një familje katër-anëtarëshe 292 euro më shumë në vit.
POSTIMI I PLOTË:
Me të vërtetë jam në dyshim se a kemi qeveri të majtë më në Kosovë. Dje Zv. Kryeministri Bislimi deklaroi se çdo qytetar në Kosovë do të paguajë vetëm 30 euro më shumë në vit për rrymë.
E kam thënë disa herë që rryma që harxhohet me çmimet me të cilat po e blejmë si Kosovë do të paguhet nga Kosova pa marr parasysh se prej cilit xhep. Por kjo as për së afërmi nuk e arsyeton deklaratën që secili qytetar ka me pagu 30 euro më shumë.
Po ma merr mendja që kalkulimi që Bislimi po e bën është:
132 milion shtesë janë të hyrat e lejuara shtesë për KEDS. Bislimi kësaj shume ja ka hjek subvencionin e paguar nga buxheti dhe n54 milionët e mbetura i ka pjesëtu me 1.8 milion banorë. E pasinqertë dhe joserioze!
Nuk po fantazojmë se nuk duhet paguar rryma, ama kërkesa për barazi nuk është fantazi në këtë rast veçse gjë e huqur qëllimisht nga qeveria. Sepse këtë qeveri nuk mund ta akuzojmë për mosdije!