Analisti Arben Ahmeti, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas publikimit të disa letrave të presidentit Hashim Thaçi, me NATON’n, gjatë vitit 2013.
Ahmeti gjithë këtë po e sheh si një spektakël nga Kurti, i cili në prag të heqjes së taksës po publikon letërkëmbime që në të kaluarën kanë bërë edhe presidenti Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga.
Ai ka porositur Kurtin nëse e ka seriozisht le të publikon faturat e lobimit të Thaçit për këmbimin e territoreve.
Postimi i plotë:
12/44 i jep te drejte KFOR-it qe edhe sheshin me na ndalu.
Kushtetua dhe pavaresia jone jane ne harmoni me 12/44.
Leterkembine te ngjashme kane bere ne te kaluaren edhe Sejdiu e Jahjaga.
Albin, ke mund me e heqe taksen edhe pa kete spektakel.
Albin, qaty ne kryeministri e ke dosjen qe deshmon me fatura lobimin e Thacit per kembimin e territoreve. Boni publike nese e ke pernime. Thaci e meriton me shku ne shtepi.