Ahmeti: Askund nuk kam parë që Presidenti “unifikues” të shkojë për ta bindur një deputet si të votojë

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u zgjodh qeveria e re e vendit.

Ahmeti është çuditur me shkuarjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në shtëpinë e deputetit Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate, i cili, siç ka treguar vetë, është bindur nga shefi i shtetit për ta votuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri të Kosovës.

“Shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare. Sistemet zgjedhore ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos”, është shprehur Ahmeti, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Por askund nuk kam pa që Presidenti “unifikues” me shku me bind deputetë me votu për një qeveri. E posaçërisht #vota61”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme