Ahmeti, BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojnë 10 ulëset e garantuara të serbëve në Kuvend

Prishtinë | 07 Jan 2025 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta miratojë Projektligjin që rregullon statusin e Kishës Ortodokse serbe.

Zëdhënësja e BE-së, Anita Hippes, i bëri thirrje kuvendit që ta miratojë Projektligjin për Liritë Fetare, ku për këtë i ka reaguar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti.

Ahmeti tha se Projektligji për Liritë Fetare është miratuar në qeveri, por ulëset e garantuara të komunitetit serb po e mbajnë të bllokuar miratimin në kuvend.

“Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë që ai të mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës”, shkroi Ahmeti, transmeton Klankosova.tv.

Përmes këtij Projektligji, pritet të definohet statusti i Kishës Ortodokse serbe.

Kosova dhe Serbia, më 27 shkurt 2023 e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit, ku përmes kësaj marrëveshje palët janë dakorduar që të palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe.

Të ngjashme