Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, e ka quajtur pa substancë dhe zero Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti.
Sipas tij, kreu i ekzekutivit i ka të gjitha mundësitë për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike, por vetëm trurin nuk e ka.
Por ndaj tij ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti shkroi “Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më”.
Më pas ai ka thënë se, investimet qeveritare janë zero, bizneset nuk guxojnë me investu pasi nuk presin asgjë, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se s’kanë.
“Qeveria duhet me e bo atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100. Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve”, u shpreh Ahmeti.
Sipas tij, Qeveria duhet me e bë atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100.
“Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve”, shkroi Ahmeti.