Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar qasjen e institucioneve qendrore lidhur me menaxhimin e situatës me qentë endacak.
Ahmeti ka thënë se qe tri vite ka kërkuar hartimin e një strategjie nacionale, por që kjo punë është heshtur.
Ai ka thënë se është e lehtë me miratuar ligje me standarde evropiane, por duhet zbatuar ato.
Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka pyetur edhe për fatin e 1.3 milion euro të ndara nga Qeveria për trajtimin e qeneve endacak.
Postimi i plotë i tij:
Ka më shumë se tre vite që kam dërgua shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror për qentë endacak. Në mes tjerash kam kërkuar strategji nacionale për këtë çeshtje.
Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve. Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë.
Çfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?
Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim.
E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë.
Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë. Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv.
Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në Prishtinë edhe vetëm nga Prishtina. Kësaj radhe është kafshim e lëndim, po herën tjetër? Mandej kalojmë në esktremin tjetër.