Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti thotë se përkundër arsyes së protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, është brengosëse që as pas 17 vjetëve, nuk ka dhënë askush llogari për vrasjen e dy aktivistëve.
Sot janë bërë 13 vjet prej kur u vranë dy aktivistët Mon Balaj e Arben Xheladini gjatë demonstratave të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje kundër pakos së Ahtisaarit.
Shpend Ahmeti ka shkruar se të gjithë duhet t’i brengosë vrasja e dy aktivistëve, edhe nëse s’pajtohen me arsyen e protestës.
“Pa marr parasysh se a pajtohemi me protesten e 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit, vrasja e Arben Xheladinit e Mon Balaj, dhe plagosja e dhjetëra tjerëve pa llogaridhënie e dënime duhet të na brengos të gjithëve. Sot kujtojmë Arbenin e Monin! #kosova #drejtësi”, ka shkruar ish-zyrtari i Vetëvenmdosjes, në Tëitter.
Edhe Kryeministri Kurti pasi bëri homazhe pranë varreve të dy aktivistëve, tha se UNMIK duhet të japë përgjigje rreth vrasjes së Balajt e Xheladinit nga policia.
Ndërkaq, Partia Socialdemokrate, të cilën Shpend Ahmeti e ka udhëhequr deri para disa muajve, ka dalë me një aksion, ku ka vendosur një pasqyrë pranë pllakës memoriale të të rënëve. Pasqyra, sipas tyre, është simbolikë për kryeministrin Kurti.